“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Disa faktorë që e anulojnë Islamin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Fetvaja nr. 2/16487

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cilat janë faktorët që e anulojnë Islamin?

Përgjigje: Faktorët që e anulojnë Islamin janë të shumtë. Më i rrezikshmi prej tyre është shirku, që do të thotë t’u lutesh të vdekurve, të kërkosh ndihmë prej tyre, të therësh kafshë për ta dhe të bësh zotime pranë varreve të tyre, si dhe forma të tjera adhurimi që lidhen me varret me qëllim afrimi tek të vdekurit dhe kërkimi i përmbushjes së nevojave prej tyre.

Faktor të tjerë që gjithashtu e anulojnë Islamin është magjia, të mësuarit e magjisë apo t’ia mësosh magjinë dikujt, të pohuarit se njeriu e di të fshehtën, të besuarit se gjykimet tjera përveç ligjeve të Allahut janë të lejuara, braktisja e qëllimshme e namazit, tallja me Islamin, ofendimi i Allahut ose i të dërguarit të Tij ﷺ dhe tallja me Kuranin apo sunnetin e pastër.

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!

Shpërndaje: