Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq. 5-6
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kam lexuar një artikull shkruar nga një person i cili quhet ”Feuzi el-Athari”artikulli quhet ”er-Rudud es-Saua’ikijjeh li sa’k alfadh Rabi el-Medkhali el-Bid’ijjeh”. Ai e ka mbushur artikullin me gënjeshtra dhe shtrembërime në lidhje me imamët e Ehl-us-Sunnetit dhe fjalëve të dijetarëve duke i zhvendosur ato jashtë kontekstit, dhe duke i përsëritur ato në mënyrë që artikulli i tij i turpshëm të duket aq i madh sa që Hadaditë të thonë se ai është dijetarë dhe i informuar.
Para se të filloj ta diskutoi artikullin, unë mendoj se lexuesit kanë të drejtë për të marrë një pasqyrë të shpejtë lidhur me Hadaditë e ri dhe parimet e tyre dhe lidhjet e tyre me Hadaditë e vjetër në mënyrë që e kota dhe manipulimi i tyre të bëhet e qartë për njerëzit:
1 – Parimi kryesor i Hadadive ishte që të akuzojnë Ehl-us-Sunnetin me Irxha. Hadaditë e sotëm e luftojnë Ehl-us-Sunnetin me Irxha dhjetë herë më keqë se ajo që bënë etërit e tyre.
2 – Një nga parimet kryesore të Hadadive të vjetër ishte të luftuarit kundër Ehl-us-Sunnetit. Hadaditë e sotëm zhvillojnë një luftë më të keqe dhe kujdesen më shumë për këtë.
3 – Ata bëjnë Tebdi mbi secilin prej Ehl-us-Sunnetit që bie në ndonjë formë të bidatit. Edhe Hadaditë e sotëm e bëjnë këtë. Megjithatë, ata nuk e bazojnë Tebdiun e tyre në bidat, por në gënjeshtra dhe paturpësi.
4 – Hadaditë e vjetër bënë Tebdi mbi Ibn Haxherin dhe Neveviun, si dhe mbi ata që nuk bënë Tebdi mbi ta. Nuk është e pabesueshme që edhe Hadaditë e sotëm ta bëjnë këtë, por ata fshihen nga frika se zbulohen. Edhe ata bëjnë Tebdi mbi atë që nuk bënë Tebdi mbi atë që bie në një bidat. Ata e bëjnë, për shembull Tebdi mbi dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe të Selefive në Medine dhe Meke, mbi shejkh Ahmed en-Nexhmin dhe shejkh Zejd el-Medkhalin. Ata madje edhe bëjnë Tekfir mbi disa prej dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit. Ata i luftojnë dijetarët në Jemen dhe nuk flasin mirë për ta. Ata i luftojnë dijetarët në Algjeri dhe rininë e tyre. Ata nuk kanë asnjë kontakt me Ehl-us-Sunnetit në botë.
5 – Ata kufizojnë Ehl-us-Sunnetit në Hadaditë e ri tek njerëzit që janë bërë të njohur për gënjeshtra dhe fyerje dhe gënjeshtarë të panjohur sikurse Fakari, el-Mufarrik, Khalid Al-‘Ami dhe individë të tjerë të panjohur të cilët nuk janë të njohur për dije apo studime. Përkundër kësaj, ata i quajnë ata ”Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah” dhe çfarë” dhe ”Ehl-ul-Hadith”. Në të njëjtën kohë ata akuzojnë të gjithë që i kundërshtojnë ata dhe injorancën e tyre, devijimet dhe gënjeshtrat se ai po lufton kundër Ehl-us-Sunnetit.
Veprimi i tyre është një vazhdim i shëmtuar i paraardhësve të tyre, Veprim i Hadadive të parë. Edhe ata thanë se vetëm sekti i tyre është Ehl-us-Sunneti dhe Ehl-ul-Hadithi dhe askush tjetër. Megjithatë, Hadaditë nuk janë Ehl-ul-Hadith ues-Sunnh. Ata janë kundërshtarët e tyre.
6 – Atij që iu bashkangjit atyre iu dha emri ”el-Ethari”. Ata madje e quanin edhe veten me këtë emër. Kështu veprojnë edhe Hadaditë e sotëm, kur ata e quajnë faqen e tyre ”Etharijjah” dhe veten ”Etharijjun” dhe ”Ehl-us-Sunneh”.
Një nga personalitetet e tyre kryesore Feuzi el-Bahrajni i cili e quan veten ”el-Ethari” dhe hulumtimet e tij janë pehlivanë Etheresh”. Ata janë në mesin e atyre që janë më së largu nga Etharijjah, transmetimet, dhe ata kanë të kuptuarit më të keq, praktikimin dhe të të përbajtjes së Etharijjah. Përveç kësaj, ata i përkasin atyre që kanë më së paku sinqertit dhe sjellje.