Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq. 6-8
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
7 – Ata kanë një imitim urrejtës dhe fanatizëm të verbër ndaj individëve të cilët janë të njohur tek Ehl-us-Sunneti për gënjeshtra, mashtrime dhe padrejtësi. Ata duan dhe urrejnë për hirë të këtyre individëve dhe për kotësitë e tyre. Këto cilësi i kanë Hadaditë e vjetër po ashtu edhe Hadaditë e rinjë.
Pavarësisht kësaj marrëzie ata e akuzojnë Ehl-us-Sunnetin për fanatizëm dhe imitim. Ata gënjejnë. Ehl-us-Sunneti kapen për metodologjinë e Selefëve kur ata qeverisin dhe aplikojnë Kuranin dhe Sunnetin. Ata gjykojë njerëzit me Kuran dhe Sunnet, dhe në përputhje me kuptimin e Selefëve; ajo që është e vërtetë dhe në përputhje me Kuranin dhe Sunnetit pranohet dhe mbështetet, dhe jo ndryshe.
Hadaditë e vjetër kanë edhe parime të tjera që kam përmendur në artikullin ”Menhexh-ul-Hadadijjah” të cilën e kam shfaqur para se të shfaqen Hadaditë e rinjë. Ndoshta ata ekzistojnë gjithashtu në mesin e Hadadive të ri, por ata fshehen. Kjo nuk është aspak e pamundur. Ata posedojnë, siç thashë një fanatizëm të verbër dhe imitim të urryer për të cilin edhe Pasuesit e Bidatetve turpërohen.
8 – Një tjetër tipar të cilin e kanë Hadaditë e ri e cila tejkalon Hadaditë e vjetër është ”Tukja”(fshehja nga frika se zbulohen) e cila tejkalon tukjen e Rafidave. Nga njëra anë, Hadaditë e vjetër ishin të qartë në fjalët dhe qëndrimet e tyre. Në anën tjetër, Hadaditë e ri zakonisht e përdorin këtë parim të Rafidave.
9 – Bëjnë sekrete dhe aktivitete në fshehtësi. Kështu ata e luftojnë Ehl-us-Sunnetin prapa emrave të panjohur.
10 – Gëjeshtrat, mashtrimet dhe shtrembëriet e fjalëve që janë marrë jashtë kontekstit.
11 – Ai që thotë se dallimi në mes të Ehl-us-Sunnetit dhe Murxhiah el-Fukahave janë vetëm dallim në shprehje, këta e akuzojnë me devijim. Kjo kërkon që ata edhe të akuzojnë Selefët, Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen dhe imamët e Selefive në Nexhd gjithashtu me devijim për atë që ata e thanë. Më keq se kaq është se ata gënjejnë në lidhje me secilin që nuk thotë kështu dhe pastaj bëjnë Tebdi mbi të dhe e skandalizojnë atë bazuar në gënjeshtra e tyre.
– Ata kapen në terme të paqarta që mund të kenë disa kuptime. Ata pretendojnë duke gënjyer se Selefët termin ”Xhins-ul-amel” e konsideronin të përbënte një shtyllë në definicionin e imanit1.
Fakti është se Selefët paralajmëruan ndaj termeve të paqarta, iu përmbanin koncepteve të përcaktuara të përmendura në Kuran dhe në Sunnet dhe bënin Tebdi mbi ata që përdornin koncepte të paqarta. Termi ”Xhins-ul-amel” nuk është përmendur në Kuran apo Sunnet. Sahabët nuk e përdorin atë dhe Selefët nuk e kan përdorur atë kur trajtonin çështjet e lidhura me imanin. Termi është i paqartë. Po ashtu, ata kapen pas disa termeve të Ehl-us-Sunnetit të mëvonshëm, në të cilat ata nuk kanë argumente, sepse ata nuk kanë për qëllim atë me të cilën Hadaditë i akuzojnë.
Unë ia kam qartësuar këtë atyre që janë në kërkimin e së vërtetës. Alameh Ibn Uthejmin -rahimehullah- ka paralajmëruar për këtë dhe shpjegoi rrezikun e saj. Ai tha se përdorimi i termit ”vepra është kusht për vlefshmërinë e besimit” dhe shprehja ”vepra është një kusht për përsosjen e besimit”, ka si motiv derdhjen e gjakut dhe humbjen e pasurisë. Si zakonisht, Hadaditë e rinj injoruan pasimin e fjalëve të dijetarëve që nuk përputheshin me epshet e tyre. Megjithatë, ata nuk u mjaftuan me kaq. Përveç kësaj, ata filluan të skandalizojnë Alameh Ibn Uthejmin një kohë të gjatë në faqen e tyre, duke e akuzuar atë se ka rënë në një risi dhe duke e refuzuar atë në formën:
”Filan, dhe filan dijetari është rënë dakord me Shejkh Falihin dhe e ka kundërshtuar Ibn Uthejminin.”
”Filan dhe filan dijetari thotë se Ibn Uthejmin e ka gabim dhe se Shejkh Falih ia ka qëlluar.”
Ata janë duke u përpjekur për të vrarë dy insekte me një goditje duke ngritur gënjeshtarin dhe mashtruesin Falihun dhe duke rrëzuar Ibn Uthejminin -rahimehullah-.
_____________________________________________
1 Shejkhu i tyre Falih el-Harbi e tha këtë duke u shprehur, mandej Hadaditë e mbështetën atë, e përhapën atë dhe e luftuan Ehl-us-Sunnetin me të.