“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Disa nga pasojat e shtetësisë së kufarëve

Alameh Muhamed Ibn Abdilah Es-Subejjil
Hukmut Texhen-nusi bi Xhinsij-jeti Gajra Deuleti Islamij-jeti, fq. 107-108
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pas një hulumtimi të gjatë me disa vëllezër dhe dijetarë që kanë njohuri mbi çështjet e shteteve europiane dhe sistemet e tyre ligjore, është arritur në përfundimin se ai që merr shtetësinë e atyre vendeve, konsiderohet si një prej tyre dhe trajtohet njësoj si ta.

Ai do t’i nënshtrohet ligjeve të tyre në çështje personale dhe të trashëgimisë, dhe nuk do të ketë mundësi të ndërhyjë në vendimet që kanë të bëjnë me fëmijët e tij nëse ata arrijnë moshën e pjekurisë sipas ligjit të tyre qofshin djem apo vajza.

Nëse babai dëshiron ta ndalojë vajzën e tij nga frekuentimi i shtëpive publike, vendeve ku shitet alkool apo ambienteve të argëtimit, ai nuk ka të drejtë ta ndalojë atë pasi ajo të ketë arritur moshën e pjekurisë të përcaktuar nga ligji i tyre.

Shpërndaje: