Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”. Fetvaja nr.: 5253/2
Kryetar: Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz;
Nënkryetar: Shejkh Abdurrazak Afifi;
Anëtarë: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud.
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kërkojmë nga ju që të na shpjegoni Shenjat e Kiametit, si të mbrohemi dhe të ruhemi prej tyre, dhe çfarë duhet të bëjmë nëse ndokush përballet me trazira (fitneti) të tilla?”
Përgjigja: “Shenjat e Kiametit e mëdha të Kiametit janë të shumta, nga mesi i tyre janë:
Ajo me të cilën Profeti صلى الله عليه و سلم iu përgjigj Xhibrilit عليه السلام:
أن تلد الأمة ربتها، وأن ترى الحفاة العراة العالة رعاء الشاة يتطاولون في البنيان
“Kur robëresha do të lind zonjën e saj, dhe do ti shihni barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të varfër se si do të garojnë në ndërtimin e ndërtesave të larta.”
Në mesin e tyre janë edhe: shfaqja e Dexhalit, zbritja e Isait biri i Merjemes عليه السلام nga qielli, lindja e diellit nga perëndimi, shfaqja e Kafshës e cila del nga Toka.
Nga mesi i tyre gjithashtu janë edhe: njeriu do të ketë pasuri me bollëk por do të jetë i pakënaqur.
Gjithashtu: përhapja e madhe e fitneve, aq saqë nuk do të mbetet shtëpi nga shtëpitë e arabëve, përveç janë të prekur nga ato.
Prandaj, ju këshillojmë që të lexoni librin “el-Bidaje uen-Nihajeh” të Ibn Kethirit (Allahu e mëshiroftë!), pasi që në të ka shumë shpjegime shembuj, mësime dhe mënyra dhe forma se si njeriu mund ta mbrojë veten nga këto fitne.
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.”