Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fataua Shejkh Ibn Uthejmin
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cilat janë shenjat e natës së Kadrit?
Përgjigje: Nata e Kadrit është një natë e qetë dhe zemra e besimtarit ndien ngazëllim dhe paqe. Gjithashtu besimtari vazhdon të jetë i angazhuar me veprimin e veprave të mira dhe dielli ngrihet qartë pa rreze në mëngjesin që vijon pas natës së Kadrit.