Shejkh Abdurr-Rrezak El-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këto janë të gjitha shenjat e një njeriu budalla. Shenja të njeriut budalla. Përmendi nga shenjat e tij:
Shenja e parë: përgjigjja e shpejtë. Ai nuk merr kohën e duhur. Çfarëdo që të pyetet, përgjigjet menjëherë pa u siguruar dhe pa menduar.
Shenja e dytë: mosverifikimi. Për shkak të budallallëkut të tij, i mungon durimi dhe gjithmonë është në nxitim.
Shenja e tretë: teprimi në të qeshur, pra qeshja e shpeshtë dhe me zë të lartë.
Shenja e katërt: shikimi i tepërt përreth pa nevojë – kur ecën, kthen kokën shpesh e me shpejtësi djathtas e majtas. Pra shikimi i tepërt përreth.
Shenja e pestë: flet keq për njerëzit e mirë. Kjo është një nga shenjat e budallallëkut.