Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa njerëz betohen në profetin ﷺ

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ed-Durr En-Nadid (2)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz, kur kërkojnë diçka, thonë: “Pash profetin, vepro kështu!” A ka ndonjë problem në këtë?

Përgjigje: Ky është betim në dikë tjetër përveç Allahut. Shprehja “Pasha profetin” përbën betim në dikë tjetër përveç Allahut. Ai ndoshta është rritur me këtë shprehi dhe në të vërtet nuk e ka për qëllim betimin.

Megjithatë është e detyrueshme të shmangen fjalë të tilla dhe personi duhet ndaluar atë nga ky veprim.

Shumë egjiptianë thonë: “Pash profetin!” Njëri prej tyre thotë: “Pasha profetin! Unë adhuroj vetëm Allahun!

Pyetje: A duhet ta qortojë atë që thotë kështu?

Përgjigje: Po. Shpjegoja atij. Ai mund të jetë i paditur dhe nuk e di. Shpjegoja këtë çështje atij. Ai dëgjon vendasit të thonë këtë dhe është rritur me këtë dhe prandaj beson se kjo lejohet.

Shpërndaje: