Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=u4arbjZsnJw
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një prej thirrësve në fe, thotë se Iblisi nuk ka bërë kufër (nuk ka dalë nga feja)dhe thotë se morali është më i mirë se namazi, agjërimi, haxhi dhe lutja; gjithashtu thotë se, profeti (salAllahu alejhi ue selem) vetëm ka bërë shaka me gratë kur ai u tha atyre se ato janë të mangëta në fe dhe në mendje. Ky person quhet ‘Amër Khalid’. Çfarë na thoni për këtë?”
Përgjigje: ”Nuk e meriton të quhet ky person thirrës, përveç nëse i thua thirrës në devijim. Një person i cili flet në këtë mënyrë nuk thërret në të mirë dhe as nuk është i suksesshëm (para Allahut).
Si mund të thotë gjëra të tilla më lidhje me Iblisin dhe të deformojë qëllimin e fjalëve të profetit (salAllahu alejhi ue selem) në atë çfarë nuk ka dashur të thotë?!
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ua shpjegojë grave se çfarë do të thotë me mangësinë e fesë dhe mendjes së tyre. Mirëpo, gruaja nuk dëmtohet nga feja e saj e mangët. Ajo humbë shumë prej mirësive gjatë asaj kohe. Megjithatë, kjo është diçka që Allahu përcaktoi për të.
Në ditët e sotme janë shfaqur forume të ndryshme. Dhe njerëz të cilët thërrasin në devijim kanë hyrë në forume të mira.
Ata nuk e meritojnë të quhen ‘thirrës’ përveç nëse quhen ‘thirrës për në shkatërrim, mëkate, padrejtësi dhe agresion’.
Kushdo që nuk është i vëmendshëm ndaj një çështje fetare apo interpreton fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) në mënyrë ndryshe nga që është e ditur, rrezikon të dalë krejtësisht nga feja. Allahu na ruajt.