Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa prej gënjeshtrave dhe devijimeve të Vëllazërisë Muslimane (1)

www.perlatmuslimane.com

Përktheu: Valdet Gashi

Le të shohim disa nga gënjeshtrat dhe trillimet që krerët e organizatës Masonike, Vëllazëria Muslimane erdhën me to në mënyrë që njerëzit e thjeshtë të qëndrojnë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre për këtë grup. Këto lloje të veprimeve për të cilat Vëllazëria Muslimane njihen janë nga arsyet pse imam Albani tha: “Vëllazëria Muslimane lufton kundër sunnetit”.

Kështu Vëllazëria Muslimane u përhapin gënjeshtra në mesin e ndjekësve të tyre.

Nga adetet e Vëllazërisë Muslimane është gënjeshtra e qartë dhe mashtrimi i pistë.

Kjo është diçka e dëshmuar në historinë e Vëllazërisë Muslimane.

Qoftë kjo në librat e tyre, audiot apo videot që janë të përhapura.

Gjatë këtij publikimi të shkurtër do t’ua prezantojmë disa nga gënjeshtrat e këtij grupi; ky grup që ka lënë Islamin e vërtetë. Pjesa tjetër do të vjen në publikimin e ardhshëm me lejen e Allahut.

Gënjeshtrat, përrallat dhe mashtrimet e Vëllazërisë Muslimane.

– Marrja pjesë në sheshin Rabi el-Adauijeh është Fardhu-Ajn (obligim individual) për çdo egjiptian.

Udhëheqësi i Vëllazërisë Muslimane thotë: “Shpërndarja nëpër sheshe është Fardhu-Ajn obligim për çdo egjiptian.

Sqarimi i mëparshëm sqaron se grumbullimi në këtë tubim është i detyrueshëm për çdo egjiptian. Obligim individual!

– Zbritja e Xhibrilit (alejhi selatu ue selam) në sheshin Rabia el-Adeuijeh.

Disa njerëz të besueshëm më informuan në Medinen e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Ata thonë se ata: “E panë Xhibrilin (alejhi-selam) në xhaminë në sheshin Rabia el-Adeuijeh”.

– Ngujimi dhe itikafi në sheshin Rabia el-Adeuijeh është më mirë së bërja itikaf në xhaminë e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

“Të përmbushësh nevojat e vëllait tënd është më mirë se sa të bësh këtë dhe këtë adhurim.” (hadith autentik).

Pra të marrësh pjesë këtu në sheshe ti je duke ia përmbushur nevojat umetit, fesë, Sheriatit. Kjo është më e mirë së sa të bësh itikah në xhaminë e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem).

Si pasojë, ne po organizojmë një binë dhe po thërrasim çdo musliman në Egjipt që të vijë dhe ngujohen nëpër sheshe, të gjithë duhet ta bëjnë këtë në rajonet e tyre ose që të vijnë këtu me nijetin që të bëjnë itikaf.

-Ëndërra me profetin (salAllahu alejhi ue selem) dhe se ai e vendosi Muhammed Mursin që të udhëheqë namazin.

Erdhi koha e namazit, kështu që njerëzit e vendosën të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) për të udhëhequr namazin. Atëherë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha: Presidenti Muhammed Mursi duhet t’u prijë në namaz. Kjo është një ëndërr e mirë… (fjalë e paqartë).

-Pretendimi i tyre për ata që janë ulur/ngujuar në sheshin Rabia el-Adeuijeh, Allahu mburret me ta para melaikeve.

Pasha Allahun! Këta njerëz këtu, Allahu po mburret me ta para engjëjve në qiej.

-Thirrja e njerëzve që të dalin në sheshin Rabia el-Adeuijeh të veshur me qefinët e tyre.

Thërrasin njerëzit që të lënë shtëpitë e tyre dhe të veshin qefinët e tyre dhe të dalin në Rabia el-Adeuijeh.

-Pretendimi i tyre se Muhammed Mursi është një burrë nga koha e sahabëve dhe se ai është nipi i Umer bin el-Khatabit (radijAllahu anhu).

Vërtetë Muhammed Mursi është një burrë prej kohës së sahabëve. E ka sjellë (Allahu) nga koha e sahabëve. Betohem në Allahun! Betohem në Allahun!

Betohem në Atë përveç të Cilit nuk meriton adhurimin askush tjetër. Muhammed Mursi është nip… Nip i Umer bin el-Khatabit. Nip i Umer ibn Abdul-Azizit.

-Pretendimi i disa prej Vëllazërisë Muslimane se Mursi është profet prej profetëve.

Allahu i ndihmoftë presidentit (Muhammed Mursit) sepse ai është një njeri i fesë, ky njeri është një profet prej profetëve, betohem në Allahun.

Telefonuesi kundërshton pretendimin e tij: Jo, jo, jo!

-Bërja telbijen e haxhit në sheshin Rabia el-Adeuijeh.

”Unë i përgjigjem thirrjes Tënde, O Allah, unë i përgjigjem thirrjes Tënde. Unë i përgjigjem thirrjes Tënde, Ti nuk ke asnjë ndihmës, unë i përgjigjem thirrjes Tënde. Hamdi, bekimet dhe fuqia të përkasin Ty. Ti nuk ke asnjë ndihmës.”

Pas këtyre gënjeshtrave, mashtrimeve dhe përrallave të shpikura, ky është Muhammed Mursi që kërkon nga njerëzit të revoltohen kundër tij në sheshe nëse ai kundërshton popullin.

Nëse unë iu kundërshtojë juve, atëherë revoltohuni kundër meje. Nëse unë iu kundërshtojë juve, atëherë sheshet janë të hapura. Nëse unë iu kundërshtojë juve, atëherë sheshet janë të hapura.

Vëllazëria Muslimane duke bërë telbijen e haxhit gjatë protestave të tyre në sheshin Rabia el-Adeuijeh.

Imam Nasir-ud-Din el-Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Unë them: “Nuk është e drejtë që të thuhet së Vëllazëria Muslimane janë Ehl-us-Sunneh sepse ata e luftojnë sunnetin”.

Shpërndaje: