Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10474
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Pyetje: “Sikur të kishit pas nderin Shejkh i nderuar të mi rekomandoni mua disa libra të fikhut prej të cilave do të përfitoj në çështje e fesë dhe të dunjas?”
Përgjigje: “Po, ka shumë libra fikhu, prej më të mirave janë ”El-hashje libni Xhasim” nga Shejkh Abdurr-Rrahman bin Xhasim që ia ka bërë ”er-Raudh el-Murbi ala Sherh Zad-ul-Mustakni”. ‘Ky libër është shtypur dhe prezent dhe një nga librat më të mirë. E njëjta gjë vlen edhe për librin e Ibn Kudames ”el-Mukni” me komentet e Shejkh Sulejman bin Abdilah Al esh-Shejkh që janë të mira dhe të dobishme. Një nga librat më të mirë është edhe ”Umdat-ul-Fikh” e shkruar nga Ibn Kudameh e cila është e shkurtër në fikhë, është shkruar nga Abdullah bin Ahmed bin Kudameh autori i ”El-Mugnit”. Një tjetër libër që është ndër librat më të mira është ”Dalil-ut-Talibi” dhe shpjegimi i tij ”Manar-us-Sebil Sherh Ed-Delil”. Vëllai ynë për hir të Allahut Alameh Shejkh Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani e ka bërë Takhrixhin e saj. Të gjitha këto libra janë të dobishme.”