Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq. 8-9
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
13 – Ata i akuzojnë për risi ata të cilët thonë se besimi është bazamenti, ndërsa vepra është degë. Kështu ata kundërshtojnë Kuranin, Sunnetin dhe thëniet e imamëve të mëdhenjë të Ehl-us-Sunnetit1. Kjo kërkon padyshim që të shpallen bidatçi (risimtarë) këta imamë që bazojnë mendimet e tyre në Kuran dhe Sunnet. Ata kanë dërdëllit në lidhje me këtë për një kohë të gjatë në faqen e tyre të internetit për të luftuar kundër Ehl-us-Sunnetit dhe për ti konsideruar ata si të devijuar. Kjo vlen veçanërisht për mendjelehtin Feuzi el-Bahrejni, shtrembërimin e fjalëve të dijetarëve të cilën ai e bën nuk ta merr mendja as imagjinata, ku atë e përkrahi edhe grupi i tij.
1 Është mjaftë e qartë tek dijetarët dhe nxënësit e dijes se akideja emërtohet ndryshe edhe me emrin ”Bazat e Sunnetit”. Prandaj, Imam Ahmedi e quajti librin e tij të besimit (akides) ”Usul-us-Sunneh”. E njëjta metodologji është miratuar nga Ibn Ebi Hatim i cili e emërtoi librin e tij në besim me të njëjtin emër. Në të njëjtën temë e emërtoi Ebul-Hasan el-Esh’ariu libri i tij ”el-Ibaneh en Usul-id-Dijaneh”, ndërsa el-Lalakai e quajti librin e tij të besimit”Sherh Usul Ehl-Sunneh uel-Xhema’ ah”. Lidhur me ibadetet si namazi, zekati, agjërimi, haxhi, tregëtia dhe drejtësia, të gjitha këto quhen ”degë (të besimit)” dhe këto janë temë e librave të fikhut. Megjithatë, ka dijetarë të cilët me fjalën bazë i emërtojnë shtyllat e Islamit, por kjo nuk i ndalon ata që këto ti fusin në grupin e degëve në raport me besimin (akiden).