Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq. 10
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
15 – Ata zhyten në mëkate dhe në luftë kundër Ehl-us-Sunnetit, kur ata nuk mjaftohen me definicionit të Ehl-us-Sunnetit për besimin dhe se ai përbëhet nga fjalët, veprat dhe besimi me zemër që shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate. Ata shtojnë se ”ai zvoglohet deri sa asgjë të mos mbetet.” Ata bëjnë këtë si pjesë apo kusht në definicionin e besimit; dhe si ai që nuk thotë kështu është Murxhi.
Megjithkëtë, ata mohojnë se janë Hadadi. Në vend të kësaj, ata akuzojnë Ehl-us-Sunnetin të jenë Hadadi dhe tregojnë se ata e kundërshtojnë Mahmud el-Hadadin. Por kush u beson atyre kur ata pasojnë bidatet e tij, i theksojnë ato dhe i shtojnë më tej edhe parime më të neveritshme?