Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa pyetje në lidhje me besimin

Shejkh Muhammed bin Xhemil Zejno

Burimi: el-Akidat-ul-Islamijjeh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 1. Cili është shirku i madh?

Përgjigje 1. Shirku i madh është që ti kushtohet ndonjë lloj adhurimi dikujt tjetër pos Allahut, si p.sh të prehet kurban për dikë tjetër dhe kështu me radhë. Argumenti për këtë janë fjalët e Tij (te ala):

وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ ۖ فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ

”Dhe mos lut (mos i bë ibadet) tjetërkë pos Allahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejtë vetvetes.” 10:106

Dhe fjalët e profetit :

”Mëkatet më të mëdha janë që ti bësh shirk Allahut, dhe ti kundërshtosh prindërit (në gjëra të lejuara).” (Muslimi).

Pyetja 2. Cili është mëkati më i madh tek Allahu?

Përgjigje 2. Mëkati më i madh tek Allahu është shirku i madh. Argumenti për këtë janë fjalët e Allahut (te ala) në lidhje me Llukmanin:

وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

“Dhe (kujto) kur Lukmani i tha birit të vet kur po e këshillonte: “O biri im! Mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim) sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe.” 31:13

”I dërguari i Allahut ﷺ është pyetur: ”Cili është mëkati më i madh tek Allahu?” Ai u përgjigj: ”Që ti lutesh dikujt krahas me Allahun, duke qenë se Ai (Allahu) të ka krijuar.” (Bukhari).

Pyetja 3. A ka shirk në këtë umet?

Përgjigje 3. Po, ka. Argumenti për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللَّهِ إِلَّا وَهُمْ مُشْرِكُونَ

”Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun vetëm se duke i bërë shirk (idhujtari) Atij.” 12:106

Profeti ka thënë:

”Kijameti nuk do të ndodhë përderisa fise nga umeti im ti pasojnë mushrikët dhe të adhurojnë idhujt.” (Tirmidhi).

Pyetja 4. Cili është gjykimi për t’iu lutur të vdekurve apo atyre që nuk janë të pranishëm?

Përgjigje 4. Që t’u lutesh atyre i përket shirkut të madh. Allahu (te ala) ka thënë:

فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ

”Pra, përpos Allahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të ndëshkuarve.” 26:213

Ai ka thënë:

”Ai që vdes dhe i lutet dikë tjetër krahas Allahut, do të të hyjë në xhehenem.” (Bukhariu).

Pyetja 5. A është lutja adhurim?

Përgjigje 5. Po, lutja është adhurim. Allahu (te ala) ka thënë:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

”Zoti juaj ka thënë: ”Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit (lutjes) ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” 40:16

Ai ka thënë:

 ”Lutja është adhurim.” (Tirmidhi).

Pyetja 6. A mund ta dëgjojnë të vdekurit lutjen?

Përgjigje 6. Ata nuk mund të dëgjojë. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا يَسْتَوِي الْأَحْيَاءُ وَلَا الْأَمْوَاتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُسْمِعُ مَنْ يَشَاءُ ۖ وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ

”E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, Allahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” 35:22

Ibn Umeri (radijAllahu anhume) ka thënë:

”Profeti ﷺ qëndroi në Kalib (tek varret e politeistëve) në Bedrit dhe tha: ”A i gjetët të vërteta premtimet e Zotit tuaj? ”Pastaj ai tha: ”Vërtetë ata po dëgjojnë atë që unë po u them tani.”

Kjo iu përmend Aishes dhe ajo tha: ”Në të vërtetë, profeti : tha ”Vërtet, ata e dinë tashmë se ajo që ua thoja është e vërtetë.” Pastaj ajo lexoi:

إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ

”Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit.” 27:80

Katade, transmetuesi i hadithit, tha:

”Allahu i ringjalli ata në mënyrë që ata të mund të dëgjojnë fjalët e profetit si një qortim, poshtërim, ndëshkimit, dhimbje dhe keqardhje.” (Bukhari në ”Kitab-ul-Mughazi” fq. 8)

Përfitohen nga hadithi këto mësime

Dëgjimi i politeistëve të vdekur ishte vetëm i përkohshëm, në bazë të fjalës së profetit :

”Ata po e dëgjojnë ata që unë po u them tani.”

Ajo që kuptohet është se ata nuk dëgjojnë pas këtij momenti, sepse ”Allahu i ringjalli ata në mënyrë që ata mund të dëgjojnë fjalët e profetit si një qortim, poshtërim …”, e cila është thënë nga Katade, transmetuesi i hadithit.

Se Aisha e mohoi tregimin e Ibn Umerit dhe se profeti nuk ka thënë ”Ata po dëgjojnë”, por ai tha: ”Me siguri ata e dinë tani,” bazuar në ajetin,

إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ

”Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit. 27:80

Është e mundur për të kuptuar tregimin e Ibn Umerit dhe të Aishës që të jenë në përputhje, me këtë që vijon:

Në esencë, të vdekurit nuk dëgjojnë, ashtu siç është bërë e qartë në Kuran. Megjithatë, Allahu i ringjalli idhujtarët e vdekur si një mrekulli për të dërguarin , në mënyrë që ata mund të dëgjojnë, ashtu sikurse e qartësoi Katade transmetuesi i hadithit, dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: