Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa pyetje në lidhje me xhinët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pytësi: A është e vërtetë se në këtë botë, Xhinët na shohin neve dhe ne nuk i shohim ata; kurse në ahiret, ne i shohim ata dhe ata neve nuk na shohin?

Shejkh Feuzan: Është e vërtetë që ata na shohin neve dhe ne nuk i shohim ata. Sepse për këtë kemi argument nga Kurani:

“Me të vërtetë ai (shejtani) dhe shoqëria e tij (xhinët) ju shohin juve, ndërsa ju nuk i shihni ata.” 1

E sa i përket ahiretit, vetëm Allahu e di se si do të jetë! Nuk di asgjë në lidhje me atë se a do t’i shohim ata, kurse ata nuk na shohin neve-nuk di për këtë asgjë!

Pyetësi: A është e vërtetë se, xhinët jetojnë në ndonjë shtet më shumë sesa në ndonjë tjetër, siç edhe kemi dëgjuar se, në disa shtete arabe prezenca e tyre është më e madhe se në disa shtete tjera?! Dhe a ka ndonjë shkak të veçantë për të ndodhur një gjë e tillë?!

Shejkh Feuzan: Po, është e vërtetë. Padyshim se, xhinët jetojnë në ndonjë vend më shumë sesa në ndonjë vend tjetër. Ka vende ku ata janë më shumë në numër; – sikurse edhe njerëzit, kanë vende ku jetojnë dhe kanë vendbanimet e tyre. Pra, janë sikurse edhe njerëzit në këtë gjë.

Pyetësi: Nga tregimi ku flitet për dëgjimin e Kur’anit nga ana e xhinëve prej profetit (salAllahu alejhi ue selem), a mund të kuptojmë se ata prezantojnë aty ku lexohet Kur’ani nëpër xhamia apo në tubime tjera?!

Shejkh Feuzan: Po! Xhinët muslimanë, prezantojë nëpër derse, e vende ku lexohet Kurani së bashku me vëllezërit e tyre prej njerëzve. Edhe nëse ne nuk i shohim ata. Ata prezantojnë nëpër këto vende.

Pyetësi: Të ashtuquajturit fantazma, a janë prej xhinëve?!

Shejkh Feuzan: Nuk e di se çfarë janë këto fantazma! Nuk di asgjë në lidhje me to!

Pyetësi: Xhinët, a kanë fe të ndryshme sikurse edhe njerëzit, p.sh.: jehudi, të krishterë etj.?

Shejkh Feuzan: Ashtu siç edhe e keni në Kuran:

“Ne ishim të ndarë në grupe, secili në rrugë të ndryshme (besime të ndryshme).” 2

D.m.th., prej tyre ka jehudi, të krishterë, mexhus, mushrik, ateist. Në mesin e tyre ka besimtarë të devotshëm, të shthurur, mëkatarë. Pra, ata janë të llojllojshëm. Por, ajo që i bashkon njerëzit dhe xhinët është vetëm të kapurit për Librin e Allahut dhe Sunnetin e Profetit. Kjo është ajo që i bashkon njerëzit dhe xhinët: të kapurit për Kur’an dhe Sunnet.

Pyetësi: Babai i njerëzimit është Ademi (alejhis-selam), a mund të themi se Babai i xhinëve është Iblisi?!

Shejkh Feuzan: Kështu thuhet dhe Allahu e di më së miri. Por edhe mund të jetë vetëm ajo se Iblisi ishte nga lloji i xhinëve. Siç edhe thuhet në Kuran:

“Ai ishte prej xhinëve.” 3

Ajo që e dimë ne është se ai është prej llojit të tyre, edhe nëse nuk është babai i tyre. Por duhet ditur se dija për këtë është vetëm tek Allahu i Lartësuar.

Pyetësi: Çfarë kuptimi ka hadithi: “për çdo njeri, ka një shoqërues prej xhinëve!” Dhe a është e vërtetë se ky shoqërues, mund ta lajmëroj njeriun për gjërat që kanë ndodhur apo do të ndodhin në një të ardhme të afërt?!

Shejkh Feuzan: Sa i përket të ardhmes, këtë nuk e din askush përpos Allahut. Andaj, për këtë nuk mund të paralajmëroj askush prej xhinëve e as prej njerëzve. Kjo është çështje e fshehtë, dhe të fshehtat nuk i di askush përpos Allahut të Lartësuar. Thotë Allahu në Kur’an:

“Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e Vet nuk i´a zbulon askujt.” 4

Ashtu siç ka ardhur në këtë sure të Kur’anit. Ndërsa tek pyetja se njeriu ka shoqërues prej xhinëve dhe melaikeve, kjo është e vërtetë. Shoqëruesi prej melaikeve, e udhëzon njeriun për të vepruar mirë, dhe shoqëruesi prej xhinëve–shejtanëve që e udhëzon për të vepruar keq. E cili prej tyre e mund njeriun, ai (njeriu) bëhet me të. Kjo është sprovë prej Allahut të Lartësuar.

Pyetësi: Kur thotë Allahu i Lartësuar:

“Sikur ata të t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk.” 5

A do të thotë kjo se, xhinët kanë nevojë për ujë?!

Shejkh Feuzan: Padyshim se po. Xhinët kanë nevojë për ujë, ushqim, pije etj.. Dhe çdokush e ka të caktuar furnizimin nga ana e Allahut. Thotë Allahu në Kuran:

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos i´a ketë garantuar furnizimin (e përshtatur) nga ana e Allahut.” 6

Qofshin ata prej xhinëve, njerëzve, shtazëve, shpezëve e insekteve. Me një fjalë çdo krijesë.

Pyetësi: A është e vërtetë se ndërtimet e xhinëve janë të larta me qindra vite. A ka diçka në Sheriatin islam që flet për këtë gjë?

Shejkh Feuzan: Nuk di asgjë në lidhje me këtë. Këto gjëra nuk mund të pohohen vetëm atëherë kur kemi argument të saktë.


1 Al-A’raf 7:27

2 El-Xhin 72:11

3 El-Kehf 18:50

4 El-Xhin 72:26)

5 El-Xhin 72:16

6 Hud 11:6

Shpërndaje: