Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (16/234-235)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çka duhet vepruar sipas sunnetit para namazeve të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit?
Përgjigje: Lidhur me Fitër Bajramin, është sunnet për të ngrënë një numër tek të hurmave para se të dalësh në vendin e faljes.
Ndërsa lidhur me Kurban Bajramin është sunnet që të hash nga kurbani yt pas namazit.
Lidhur me bërjen dush para namazit të Bajramit, këtë e rekomandojnë disa dijetarë. Është gjithashtu e rekomanduar për të veshur rroba të bukura (sipas sheriatit). Nëse vetëm merr abdes dhe vesh rrobat e tij normale nuk ka të keqe.