Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua el-Haram el-Medenij (54)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është e lejueshme të bëjmë tekfir mbi një individ duke u bazuar vetëm në një indikacion ? Ne shpresojmë që kjo të sqarohet, pasi që shumë kanë gabuar në këtë çështje.”
Përgjigje: ”Para së gjithash ne e dimë se të bërit tekfir apo jo nuk është në dorën tonë. Tekfiri i referohet librit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem. Tekfiri është një gjykim fetar gjë për të cilin njeriu nuk mund të gjykojë sipas intelektit të tij. Referenca e tij janë Kurani dhe Sunneti.
Së pari ne duhet të dimë se nëse kjo deklaratë apo ky akt është kufr. Si mund ta dimë? Mundemi ta dimë vetëm nëpërmjet Kuranit dhe Sunnetit. Nëse jemi në dyshim se a e ka gjykuar Kurani dhe Sunneti këtë vepër me kufr, është e detyrueshme që të veprojmë në mënyrë pasive dhe të mos bëjmë tekfir. Pra ne duhet të jemi të bindur se Kurani dhe Sunneti kanë vulosur diçka si kufr. Përndryshe nuk është e lejuar për të gjykuar ashtu. Nëse është e vërtetuar se ajo është kufr, ne e shikojmë se nëse kufri e prek këtë person. Nuk ka nevojë që kufri të prek këtë individ në veçantë.
Ai mund të jetë injorant. Ai mund të ketë keqkuptuar diçka. Ai mund të ketë qenë tepër i lumtur apo i zemëruar, dhe kështu me radhë faktorët që largojnë gjykimin e deklaratës apo veprës. Mund të jetë gjithashtu të detyruarit me dhunë. Prandaj personi i cili ka thënë: ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam zoti yt” nuk bëri kufr.
Kjo është përmendur në fjalët e Profetit salAllahu alejhi ue selem:
”Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij se kur dikush nga ju gëzohen për devenë e tij në të cilin ai e ka ushqimin dhe pijen e tij dhe pastaj deveja i ik atij. Pastaj ai e kërkon atë dhe nuk e gjen. Pastaj ai shtrihet nën pemë dhe e pret vdekjen. Por pritmas deveja qëndron para tij. Ai pastaj e kap parzmoren e devesë dhe thotë: ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam zoti yt ”.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Ai bëri gabim për shkak të gëzimit të tij të jashtëzakonshëm.”
Ai nuk bëri kufr me këto fjalë, edhe pse ato ishin kufr. Ai nuk bëri kufr sepse ai i deklaroi ato nga gëzimi ekstrem: ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam zoti yt ”.
E njëjta gjë vlen edhe për atë të cilin është detyruar në mosbesim, ndërsa zemra e tij është e bindur rreth besimit. Personi i tillë nuk bën kufr.
Kërkohen dy kushte:
1 – Duhet vërtetuar se fjala ose veprimi është e kufr.
2 – Vendimi duhet të aplikohet mbi individin në qoftë se ai është i ditur pa qenë i arsyetuar nga injoranca, harresa, detyrimi e të ngjashme.”