Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pretendojnë se shërohen përmes nuskave

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ed-Durr En-Nedid (5)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz përdorin nuska dhe pe dhe pretendojnë se shërohen. A është kjo një sprovë nga Allahu?

Përgjigje: Arritja e një qëllimi nuk do të thotë se veprimi është i lejuar. Njeriu mund të sprovohet edhe për tu dënuar. Prandaj kriteri themelor është që të ketë argument. 

Nëse një veprim mbështetet në Kuran dhe sunnet, atëherë lejohet. Nëse nuk ka argument, ai nuk duhet të veprohet. Ne nuk lejojmë dhe nuk ndalojmë asgjë pa u mbështetur në Kuran dhe sunnet.

Por duke provuar gjëra, ato mund të arrijnë rezultate, por kjo mund të jetë sprovë, provim ose diçka e caktuar tashmë nga kaderi. Kjo nuk e bën metodën të lejuar.

Shpërndaje: