Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa urtësi të agjërimit

Shejkh Abdullah bin Abdirr-Rrahman el-Bessam 

Burimi: Tejsir-ul-‘Al-lam (2/29-30)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej këtyre urtësive të thella janë adhurimi i Allahut dhe dorëzimi ndaj Tij në mënyrë që agjëruesi i kthehet Allahut (te ala) duke ju nënshtruar dhe duke ju përulur kur ai refuzon fuqinë e epsheve. Fuqia tradhton me tejkalimin e kufijve dhe me mosmirënjohje:

 ”Por vërtet që njeriu shkel çdo cak kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.” 1

Ai duhet ta di se ai është i dobët tek Allahu kur ai e sheh dobësinë dhe pamundësinë e tij. Kështu ai do të dënojë në vetveten e tij, krenarin dhe madhështinë dhe në vend të kësaj ai do t’i nënshtrohet Zotit të tij dhe do t’i trajtojë krijesat me butësi. Një tjetër urtësi ndikon në shoqëri dhe në jetën shoqërore kur ata të gjithë e adhurojnë një adhurim dhe përballojnë një durim të njëjtën kohë.

Të fortit dhe të dobëtit, fisnikët dhe të ulëtit, të pasurit dhe të varfëritë të gjithë janë duke përjetuar këtë. Kjo kontribuon që zemrat të tyre të lidhen së bashku, shpirtrat e tyre afrohen me njëri-tjetrin dhe mendimet e tyre bashkohen. Asgjë nuk është më e fortë se kjo dëshirë e fortë. Përveç kësaj ata do të ndiejnë dhembshuri dhe mëshirë për njëri-tjetrin ku i pasuri përjeton urinë dhe etjen. Ai kujton vëllain e tij të varfër i cili vuan nga këto përvoja gjatë gjithë jetës. Si rezultat ai do të jetë bujar ndaj tij kështu që mllefi dhe urrejtja do të zhduken dhe zëvendësohen me dashuri dhe harmoni. Në këtë mënyrë plotësohet dashuria në mes të klasave të ndryshme.

Një tjetër urtësi trajton karakteret pedagogjike që mësojnë durimin dhe forcimin, forcojnë vendosmërinë dhe dëshirën dhe stërvitin njeriun që t’i përballojë vështirësitë dhe nënçmimet e tyre

Një urtësi tjetër trajton shëndetin. Stomaku është shtëpia e sëmundjeve dhe dieta është udhëheqësi i shërimeve. Stomaku gjithashtu duhet të pushojë ndonjë herë pasi të jetë lodhur me tretjen e ushqimit dhe trajtimin e tij.

Këto janë disa urtësi që sugjerojnë disa prej urtësive dhe sekreteve të Allahut (te ala).


1 96:6-7

Shpërndaje: