Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (9/154)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Husajn bin Muhammed bin Ufejr tha: Ahmed bin Sinan na tregoi:
“Askush nuk fliste gjatë ligjëratës së Abdurr-Rrahman bin Mehdit. Askush nuk ngritej. Askush nuk mprehte lapsin. Askush nuk buzqeshte.
Në ligjëratat e Uakiut ishte sikurse të ishin në namaz. Nëse atij nuk i pëlqente diçka që ata bënin, ai mbathte sandalet e tij dhe largohej nga aty.
Ibn Numejr zemërohej dhe bërtiste. Nëse ai e shihte dikë duke mprehë lapsin, fytyra i ndryshonte nga zemërimi.”