“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dispozita e atij që e vonon namazin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi që të vonohet falja e namazit farz derisa të përfundoj koha e tij; gjithashtu, nëse kjo bëhet traditë? Allahu ju dashtë sukses.”

Përgjigje: ”Ky është veprim i shëmtuar dhe padyshim se është haram. Është obligim që namazi të falet në kohën e vet. Thotë Allahu i Madhëruar:

إن الصلاة كانت على المؤمنين كتابا موقوتا

“Me të vërtetë namazi është obligim për besimtarët në kohë të përcaktuar.” (4:103)

Është obligim që namazet të falen në kohët e tyre, e të mos vonohen derisa t’u dal atyre koha e përcaktuar. Kjo vlen për burrin edhe për gruan. Që të dy gjinitë e kanë obligim që namazet t’i falin në kohët e tyre. Pra, dreka të falet në kohën e vet, ikindia, akshami, jacia dhe sabahu që të gjitha në kohët e tyre.

Nuk bën të vonohet falja e namazit të sabahut deri pasi të linë dielli. Ose të vonohet falja e akshamit derisa të humbet muzgu. Kështu pra, dreka të mos vonohet derisa të hyjë koha e ikindisë, apo të vonohet ikindia derisa të perëndojë dielli, etj.

Personi i cili vepron kështu, duhet të pendohet dhe të kthehet sinqerisht tek Allahu i Lartësuar. Disa prej dijetarëve thonë se, ai i cili vepron kështu ka dalë prej islamit. Kjo, sepse ai nuk e ka falur namazin në kohën e tij të caktuar nga Ligji i Tij.

E rëndësishme është se, ky veprim është shumë i shëmtuar dhe duhet pasur shumë kujdes. Gjithashtu, çdo mysliman dhe myslimane, duhet ta gjejnë ilaçin për këtë sëmundje dhe ta falin namazin në kohën e vet.”

Shpërndaje: