Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (58), min: 1.08.31
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/16539
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cila është dispozita e namazin të eklipsit?
Përgjigje: Ai është sunet muekked (sunet i fortë). Disa dijetarë mendojnë se ai është farz kifaje (nëse disa e falin, të tjerët lirohen nga obligimi. Kur dijetarët përmendin namazet sunete, ata thonë se namazi i eklipsit është më i rëndësishëm, pastaj namazi i shiut dhe pastaj namazi i teravive. Pra, ai është sunet i fortë sipas medhhebit Hanbeli.