Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Distancimi në namazet me xhemat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Marrja e masave mbrojtëse paraprake është gjë e kërkuar. Veçanërisht gjatë tubimit të tyre për në namazet e dy bajrameve, pesë namazeve ditore si dhe namazeve të xhumasë.

Ata duhet të mbajnë distancë gjatë këtyre ditëve duke i pasur frikë infektimit. Dhe të ketë hapësirë mes dy vetëve.

Përndryshe, kur nuk kemi fatkeqësi të tilla, namaz falësit duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të mos i lënë hapësirë ​​shejtanit.

Sikurse ka thënë i dërguari ﷺ:

Afrohuni dhe bashkoni rreshtat, kështu që ju të bashkoheni.”

Ata duhet të bashkohen.

Mos u përçani (duke lënë hapësirë)!

I dërguari ﷺ ka thënë:

“Dhe mos u përçani, që t’u përçahen zemrat.”

Muslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe se kjo ndarje është vetëm e përkohshme. Pastaj ata i kthehen asaj që Allahu (subhanehu ue te ala) e ka ligjësuar në lidhje me bashkimin e rreshtave.

Shpërndaje: