Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 10719
Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Nënkryetar: Abdurr-Razzak Afifi
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Si do të duket Dita e Llogaris? A do të vihet në llogari çdo komb në gjuhën e vet? Cila është urtësia pas ringjalljes kur dihet se Allahu është i Gjithëditur për punët e krijimit të Tij?
Përgjigje: Dita e Llogaridhënies është që çdo person do të njohë veprat e tij të mira dhe të këqija nga jeta e kësaj bote, duke lexuar librin e veprave të tij, të cilat ata do t’i marrin ose me dorën e tyre të djathtë ose të majtë, dhe konfirmojnë se nuk ka diçka të shkruar në të që ata nuk e kanë bërë. Ai që mohon atë që gjendet në të, lëkura dhe pjesët e trupit të tij, do të dëshmojnë për atë që ka vepruar.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Ditën kur gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për çfarë ata kanë vepruar.”1
“Këtë Ditë Ne do të vulosim gojët e tyre dhe Neve do të na flasin duart e tyre, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që ata punuan.”2
“Dhe (kujto) Ditën kur armiqtë e Allahut do të grumbullohen te zjarri, kështu që ata do të mblidhen aty (radhë-radhë; të parët që do të mbarojnë llogarinë, do të presin të tjerët të bashkohen me ta). Derisa, kur ta arrijnë atë (xhehenemin), të dëgjuarit e tyre (veshët), edhe të pamurit e tyre (sytë), edhe lëkura e tyre, do të dëshmojnë kundër tyre për çfarë ata gjithnjë patën punuar. Dhe do t’u thonë lëkurës së tyre: “Pse dëshmon kundër nesh?” Ato do të thonë: “Allahu na ka bërë ne të flasim, ashtu siç bën Ai të flasë çdo gjë. Dhe Ai ju krijoi herën e parë dhe tek Ai do të ktheheni.”3
Urtësia që qëndron pas Llogaris është se përsosja e drejtësisë së Allahut do të shfaqet dhe se dëshmitë kundër tyre (robërve), do të vendoset për atë që ata vepruan.
1 24:24
2 36:65
41:19-21