Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)
Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (694)
Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/435)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
694 – Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Falja e së premtes iu shfaq të dërguarit të Allahut ﷺ. Xhibrili (alejhis-selam) ia solli atë me shuplakën e dorës së tij. Ajo ishte si një pasqyrë e bardhë me diçka në mes që i ngjante një njollë të zezë. Ai tha: “O Xhibril! Çfarë është kjo?” Ai tha: “Kjo është dita e premte. Zoti yt ta paraqet atë që ajo të jetë një festë për ty dhe për popullin tënd pas teje. Ajo është e mirë për ju. Ti do të je i pari (me festë), ndërsa jehudët dhe nasarat do të jenë pas teje (me festat e tyre, të shtunën dhe të dielën). Në të është një çast në të cilin ska njeri që i lutet Zotit të tij për diçka të mirë që është përcaktuar për të, vetëm se Allahu ia jep atij, ose që kërkon mbrojtje nga ndonjë e keqe, vetëm se Ai ia largon diçka që është edhe më e keqe prej tij.” 1
Transmetuar nga Taberani në “el-Eusat” me një zinxhir të mirë transmetimi.
1 I mirë dhe autentik. Pjesa tjetër e hadithit – insha Allahu – të përmendet në fund të kapitullit.