“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia: dita më e keqe në jetën time

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tathir-il-I’tikad (2)
Përktheu: Valdet Gashi 
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A konsiderohet fyerje e kohës në qoftë se shprehemi në këtë mënyrë ”dita më e keqe në jetën time” ose ”momenti më i tmerrshëm në jetën time”?

Përgjigje: Nëse ka për qëllim të fyejë ditët, kjo nuk lejohet sepse kjo konsiderohet fyerje e kohës. Ndërsa në qoftë se ai vetëm dëshiron të përshkruajë ditën apo muajin, atëherë nuk ka problem:

”e ditës së dhembshme!” Ez-Zuhruf, 43:65

”Kjo është ditë e rëndë!” Hud, 11:77

E njëjta gjë vlen kur thuhet se kjo ditë është tmerrësisht e ftohtë. Kjo nuk është fyerje. Ky është vetëm një përshkrim i një dite.

 

 

Shpërndaje: