Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i ditëve të bardha në Sha’ban – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mexhmu Fataua ue Makalat Muteneuui’ah (15/384)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të agjëruar ditët 13, 14 dhe 15 të muajit Sha’ban?

Përgjigje: Rekomandohet agjërimi i tre ditëve të çdo muaji qoftë në Sha’ban apo ndonjë muaj tjetër. Është vërtetuar se profeti ﷺ i ka thënë Abdullah bin Amr bin el-Asit që ta bënte këtë. Gjithashtu është vërtetuar se ai e ka urdhëruar Ebud-Derdan dhe Ebu Hurejrën që ta bëjnë këtë. Lejohet agjërimi i tyre në disa muaj dhe lejohet të mos agjërohet në muajt e tjerë. E njëjta gjë vlen nëse ndonjëherë i agjëron dhe ndonjëherë i braktis. Megjithatë, ato janë vullnetare dhe jo të detyrueshme. Megjithatë, është mirë që gjithmonë t’i agjëroni nëse mundeni.

Shpërndaje: