Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dituri nonstop

Imam Bedrud-din Muhammed Ibn Ibrahim Ibn Xhume´ah El-Hemeui (v. 733)

Burimi: Tedhkiratus Sami`i uel Mutekelimi fi Edabil Alimi uel Mutealimi, fq. 35-36

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Studenti gjithmonë duhet të ndiej (për dije) uri më shumë. Prandaj ai duhet të jetë gjithmonë serioz dhe i zellshëm dhe rregullisht të jetë i kujdesshëm në lidhje me punët e tij të përditshme si adhurimi, përsëritja, leximi me zë, meditimi, komentimi, të mësuarit përmendësh dhe hulumtimi.

Ai nuk duhet të humbas asgjë nga koha e tij. Asnjëgjëje tjetër nuk duhet që t`i kushtohet pos diturisë dhe veprave, për derisa nuk është çështje urgjente, sikurse përshembull; duhet të hajë, të pijë, të flejë, të pushojë, t`i përmbush të drejtat e gruas apo të musafirit, të furnizojë veten e tij apo diçka të nevojshme, dhimbje ose ndonjë justifikim tjetër. Pjesa tjetër e kohës së besimtarit është shumë e çmuar.

Disa nuk i braktisën studimet për sëmundje të thjeshta apo dhimbje të vogla. Në fakt, ata e shëruan veten me studime dhe studiuan aq sa munden. Niveli i dijes është niveli i trashëgimtarëve të Profetëve. Pozitat e larta nuk arrihen pa përpjekje.

Muslimi transmeton në Sahihun e tij se Jahja Ibn Ebi Kethir ka thënë: ”Dituria nuk arrihet me një trup të çlodhur.”

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: ”Xheneti është i rrethuar me vështirësi.”

Imam Shafi’u ka thënë: ”Studentët duhet të bëjnë përpjekje shumë të madhe për të arritur shumë dije dhe të durojnë me të gjitha vështirësitë gjatë rrugës së dijes dhe ta bëjnë këtë për shkak të Allahut, për të arritur diturin e tyre dhe t`i kthehen Allahut për t`i kërkuar ndihmë Atij.

Imam Rabi ka thënë: ”Kurrë nuk e kam parë Shafi’un duke ngrënë gjatë ditës apo të flejë natën, për shkak se ai ishte shumë i zënë me shkrime.”

Megjith këtë, ai nuk duhet të mirret me këtë aq shumë, në mënyrë që ai të mërzitet apo të fitojë antipati. Ai duhet të jetë i mesëm. Gjithësecili e njeh veten e tij.

Shpërndaje: