“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dituria e Iblisit në lidhje me Allahun

Imam Is’hak bin Ibrahim bin Muflih el-Makdisi el-Hanbeli 

Burimi: “Mesa’ibul-Insan min Mekaidish-Shejtan”, fq. 262-263

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sufjan bin ‘Ujejneh ka thënë: “Kur u shpall ajeti:

قَالَ عَذَابِي أُصِيبُ بِهِ مَنْ أَشَاء وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ

“Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë.” 1

Iblisi e zgjati qafën dhe tha: “Unë jam pjesë e saj (mëshirës).”

Atëherë u shpall pjesa tjetër e ajetit:

فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالَّذِينَ هُم بِآيَاتِنَا يُؤْمِنُونَ

“Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zekatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona.” 2

Pas kësaj, çifutët dhe të krishterët zgjatën qafat e tyre dhe thanë: “Ne ruhemi nga gjynahet, u ndihmojmë nevojtarëve dhe besojmë në shpalljet e Zotit!”

Atëherë Allahu (subhanehu ue te’ala) e zbriti ajetin në vazhdim, duke ia shuar shpresat Iblisit, çifutëve dhe të krishterëve, duke e specifikuar ajetin vetëm për pjesëtarët e këtij ummeti islam, dhe tha:

الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِندَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالإِنْجِيلِ يَأْمُرُهُم بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَآئِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالأَغْلاَلَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَالَّذِينَ آمَنُواْ بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُواْ النُّورَ الَّذِيَ أُنزِلَ مَعَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

“dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” 3

Kjo dëshmon se Iblisi e njeh Allahun, siç edhe ka thënë Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!). Për këtë argumentoi me fjalët e Allahu (te’ala):

قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِي

“Zoti im, për shkak se më çove në humbje…” 4

Is’hak bin Rahoja ka thënë: “Ai nuk e njohu Allahun fare. Kushdo që pretendon këtë ai ka dalë nga feja.”

Atij nuk i kishin arritur fjalët e Imam Ahmedit dhe anasjelltas në lidhje me këtë çështje.

E vërteta është se ai (Iblisi) e njihte Allahun në aspekt të përgjithshëm. Ai e dinte se Allahu ekziston një Krijues që posedon fuqi. Megjithatë, ai i përshkroi Allahut të meta. Kjo ishte për shkak të injorancës së tij në lidhje me atë se, çfarë Allahu mund dhe nuk mund t’i përshkruhet. Ai pra e njihte Allahun nga një këndvështrim, siç edhe e pamë thëniene e Imam Ahmedit, pa e njohur atë plotësisht, siç tha Is’haku. Dhe Allahu e di më së miri!


1 Al-A’raf 7:156

2 Al-A’raf 7:156

3 Al-A’raf 7:157

4 El-Hixhr 15:39

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram