“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dituria është shërim nga dyshimet

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi (v. 463)

Burimi: Xhami Bejan-il-Ilm ue Fadhlih (1/65)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Umer bin el-Khattab (radijAllahu anh) ka thënë:

“Është më e lehtë që njëmijë adhurues që falen gjatë netëve dhe agjërojnë gjatë ditëve të vdesin sesa një njeri i mençur dhe i ditur i cili e di se çfarë Allahu ka lejuar dhe ndaluar.”

Është transmetuar se Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) ka thënë:

“Shejtanët i thanë Iblisit: “O Zot! Pse ne të shohim se je i lumtur kur një dijetar vdes, jo kur një adhurues vdesë?” Ai tha: “Ikni.” Ata shkuan tek një adhurues i cili ishte duke u falur dhe i thanë: “Ne duam të pyesim diçka.” Iblisi erdhi dhe tha: “A mundet Zoti yt që të krijoj botën brenda një veze?” Adhuruesi i tha: “Jo.” Atëherë Iblisi tha: “A e shihni se si ai bëri kufër (mosbesim) në çast?” Pastaj ai shkoi tek një njeri i ditur i cili ishte ulur në një vend dhe bënte shaka dhe bisedonte me miqtë e tij. Ai i tha atij: “Unë dua të pyes diçka.” Dijetari i tha: “Pyet.” Ai tha: “A mundet Zoti yt të krijoi botën brenda në një vezë?” Dijetari u përgjigj: “Po.” Ai tha: “Si?” Dijetari u përgjigj: “Ai i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” Iblisi tha: “A e shihni se si i pari bën dobi vetëm vetes së tij, ndërsa ky i dyti ma shkatërron një botë të tërë mua.”

Abdullah bin Uehb, student i Malikut ka thënë:

“Në fillim isha i zënë me adhurim përpara dijes. Shejtani më erdhi dhe më dha dyshime në lidhje me Isa bin Merjemin dhe mes tjerash thoshte: “Si e krijoi Allahu (azze ue xhel) atë?” Unë u ankova tek një Shejkh i cili më tha: “o Ibn Uehb!” I thashë: “Po?” Ai tha: “Kërko dije!” Kjo ishte arsyeja pse fillova kërkimin e dijes.”

Ebu Xhafar Muhammed bin Ali bin Husajn ka thënë:

“Një dijetar nga i cili njerëzit përfitojnë është më i mirë se shtatëdhjetë adhurues.”

Xhafar bin Muhammed ka thënë:

“T’ua transmetosh një hadith njerëzve është më e mirë se adhurimi i një mijë adhuruesve.”

Umeri bin Abdul-Azizi ka thënë:

“Ai që praktikon pa dije do të shkatërrojë më shumë sesa do të përmirësoj.”

Shpërndaje: