Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Divorci dhihar

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Fataua Sijam
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gjashtëdhjetë njerëz duhet të ushqehen (nëse nuk mundet t’i bëjtë dy opsionet e para)1 kur burri i thotë gruas së tij se ajo është për të si shpina e nënës së tij (bën dhihar).

Dhihar është kur burri e ndan gruan e tij duke i thënë “ti je si shpina e nënës sime”.


Allahu -te ala- ka thënë:

“Ata midis jush që i ndajnë gratë e veta duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve. Ata që i ndajnë gratë e veta në këtë mënyrë e pastaj duan të kthejnë mbrapsht atë që thanë, duhet të lirojnë një skllav (apo skllave) para se të preken përsëri. Kështu ju urdhërohet. Allahu i di të gjitha ato që bëni ju. Ai që nuk gjen (ndonjë skllav për të liruar) duhet që të agjërojë dy muaj rresht para se të preken si bashkëshortë. E nëse nuk mund ta mbajë agjërimin atëherë duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo që të tregoni besimin në Allahun dhe të dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut. Ndërsa për kufarët ka vuajtje të mundimshme.” El-Muxhedele, 58:2-4

Shpërndaje: