“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Divorci gjatë zemërimit – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: O shejkh, çfarë kihet për qëllim me këtë hadith:

 “Nuk ka divorc dhe nuk ka lirim të skllevërve nën mbyllje (në gjendje zemërimi)”

Transmeton Ahmedi (23973), Ebu Daudi (2193) dhe Ibn Maxheh (2046)?

Përgjigje: Këtu është për qëllim zemërimi, pra kur zemërimi bëhet aq i fortë sa që njeriu nuk e di çfarë thotë dhe nuk e përfytyron atë që thotë. Në këtë gjendje divorci i tij nuk është i vlefshëm dhe divorci nuk ndodh. Po ashtu edhe lirimi i një skllavi në një zemërim të tillë nuk hyn në fuqi.

Shpërndaje: