www.perlatmuslimane.com
Xhabir bin Abdilah -radijAllahu anhuma- tregon se i dërguari I Allahut ﷺ ka thënë:
“Me të vërtetë, Iblisi vendos fronin e tij mbi ujë (det), pastaj dërgon ushtrinë e tij (në misione të ndryshme). Më afër tij në pozitë është ai që bënë sprovën më të madhe.
I vjen një shejtan dhe i thotë: “Kam bërë këtë dhe atë.”
Iblisi i thotë: “Nuk ke bërë asgjë.”
Pastaj i vjen një shejtan tjetër dhe i thotë: “Nuk e braktisa atë derisa bëra që të ndahet prej gruas së tij.”
Iblisi e afron atë pranë vetes dhe i thotë: “Sa i mirë je!”
Transmeton Muslimi (2813)