Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi
Burimi: el-Mughni (10/502-503)
Dar Alam-il-Kutub, 1419/1999.
Përgatiti: www.perlatmusliamne.com
Një person mund të shkurorëzohet vetëm nëse ai shprehimisht thotë se ai është shkurorëzuar. Megjithatë, ka dy përjashtime.
E para: Ai që nuk është në gjendje të flasë, si personi memec. Nëse ai shprehë shkurorëzimin me ndihmën e gjesteve, atëherë ai ndahet nga gruaja e tij. Këtë mendim e ka Imam Maliku, Imam Shafi’i dhe Hanefitë, dhe ne nuk dimë që dikush të ndryshojnë në këtë çështje. Ata besojnë kështu për shkak se ai vetëm në këtë mënyrë mund të ndahet prej saj dhe në këtë mënyrë gjesti i tij zë vendin e të folurit. E njëjta gjë vlen edhe për martesën.
Sa për personin që është në gjendje të flasë, divorci i tij nuk konsiderohet të jetë i vlefshëm duke përdorur gjeste, ashtu sikurse edhe martesa e tij nuk mund të konsiderohet e vlefshme.
Nëse një person memec tregon me tre gishta për të bërë divorc, gruaja e tij është bërë divorc tri herë prej tij, sepse gjestet zënë vendin e të folurit tek ai.
Por në qoftë se personi mund të flasë dhe të thotë: “Unë jam ndarë prej teje” dhe tregon me tre gishtat e tij, ai është ndarë vetëm një herë, sepse gjesti i tij nuk është i mjaftueshëm. Nëse ai megjithatë do të thonte ” Unë ndahem nga ti kështu” dhe tregon me tre gishtat e tij, ajo ndahet prej tij tre herë, sepse thënia e tij ”kështu” tregojnë se gishtat e tij janë të barabartë me numrin tre. Ky është një veprim korrekt duke u bazuar në hadithin e Profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Një muaj është kaq, kaq, dhe kaq gjatë” dhe ai tregoi me duart e tij një herë për tridhjetë dhe një herë tjetër për njëzet e nëntë.
Po të thoshte një person: “Unë kisha ndërmend të tregojë me dy gishtat e bashkuar”, kjo pranohet prej tij, sepse pohimi i tij është i mundur.
E dyta: Nëse ndahet përmes shkrimit, gruaja e tij ndahet prej tij, nëse ai e kishte këtë për qëllim. Këtë mendim e ka Imam esh-Sha’bi, en-Nakha’i, ez-Zuhri, el-Hakam, Ebu Hanife, Maliku dhe Shafi’i. Disa prej pasuesve të tij thanë se ai ka një mendim tjetër, dmth se divorci nuk ka ndodhur në këtë rast, edhe pse ai e kishte për qëllim divorcin. Kjo është për shkak se vepra buron nga një person i cili është në gjendje të flasë dhe prandaj ai nuk është ndarë.