“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Djegia e flokut kundër mësyshit

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (1)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur dikush në vendin tonë goditet nga mësyshi, ata marrin një fije floku nga personi që e ka marrë mësysh dhe e djegin, në mënyrë që personi i goditur nga mësyshi të thithë tymin e tij. A është kjo e saktë?

Përgjigje: Jo, kjo nuk ka asnjë bazë. Personi që është goditur nga mësyshi duhet të lahet me ujin që është përdorur për larjen e rrobave të personit që e ka marrë mësysh ose për abdesin e tij. Atëherë, me lejen e Allahut, personi i goditur nga mësyshi do të shërohet. Kjo është ajo që urdhëroi i dërguari i Allahut ﷺ.

Ai ﷺtha:

”Dhe nëse ju kërkohet të laheni, atëherë lahuni!”

Transmeton Muslimi (2188) dhe të tjerët.


1 Hadithi i plotë është: Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Mësyshi është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, do ta paraprinte mësyshi. Dhe nëse ju kërkohet të laheni, atëherë lahuni!”

Transmeton Muslimi (2188) dhe të tjerët.

 

Shpërndaje: