Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dhe në fund të kohës, kushtoni vëmendje kësaj! Në fund të kohës vdekjet e papritura do të jenë të shumta. Ti je në gjendje të mirë, i fortë, i ri dhe pastaj vdes papritmas.
Ose nga ndonjë aksident me makinë, ose nga sulm në zemër, ose nga ndonjë shkak tjetër, dhe sa shumë janë shtuar këto, dhe ju po e shihni dhe po dëgjoni për këtë. Kështu që e kemi obligim të shtojmë pendimin dhe kërkimin e faljes dhe të mos harrojmë jetën e akhiretit.
Të mos harrojmë vdekjen, dhënien llogari, pastaj në ditën e kijametit do të ketë peshore në të cilën do të peshohen veprat.
”Pastaj ata, peshoja (e punëve të mira) e të cilëve është e rëndë, mu këta janë të shpëtuarit.” 23:102
”Ndërsa atyre, që iu peshojnë lehtë peshoret (veprat e mira), ata janë që humbën veten dhe janë në xhehenem përgjithmonë.” 23:103
Pra të tillët janë ata që kanë humbur vetet e tyre, nuk kanë humbur pasuritë e tyre, por kanë humbur vetet e tyre. Shpërblimi i tyre do të jetë në xhehenem. A do të qëndroi aty një apo dy ditë? Jo do të jetë aty ”përgjithmonë” që nuk ka fund, nuk ka ndryshim dhe fuqi pa lejen e Allahut.