“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dobitë me agjërimin pas Ramazanit

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 300-301

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Të adoptuarit me agjërimin pas Ramazanit sjell disa dobi. Një prej tyre është se ai i cili agjëron gjashtë ditët e Sheualit pas Ramazanit e plotëson shpërblimin për një vit të plotë të agjërimit.

Një tjetër dobi është se agjërimi gjatë muajve Sha’ban dhe Sheual është sikurse të falësh namazet nafile para dhe pas namazit farz. Agjërimi nafile plotëson mangësitë që kanë ndodhur gjatë agjërimit farz. Në ditën e ringjalljes veprat farze kompletohen me ndihmën e nafileve siç është transmetuar nga profeti në disa raste. Shumica e njerëzve kanë mangësi në agjërimin e tyre farz dhe kështu ata kanë nevojë për diçka që e plotëson atë. Prandaj profeti ndaloi që të themi se e kemi agjëruar tërë Ramazanin ose e kemi falur namazin e natës gjatë tërë Ramazanit. Njëri nga sahabët ka thënë:

“Unë nuk e di nëse i dërguari e urreu lavdërimin me ato fjalë apo deshi të tregonte sa pa tjetër do të ketë neglizhime në ibadete.”

Umer bin Abdil-Aziz (rahimehullah) e kishte zakon të thoshte:

“Ai që nuk mund të paguajë zekatul-fitr, le të agjërojë.”

Do të thotë ai i cili nuk është në gjendje që të paguaj zekatul-fitrin në fund të Ramazanit në vend të kësaj le të agjërojë pas bajramit. Nëse nuk është e mundur për të paguar zekatul-fitrin që fshinë mëkatet atëherë duhet agjëruar.

Një tjetër dobi është se ajo është një dëshmi se Allahu e ka pranuar agjërimin gjatë Ramazanit. Nëse Allahu pranon veprën e një robi, Ai e bën që ai ta pasojë atë me një tjetër vepër të mirë.

Disa nga selefët kanë thënë:

“Shpërblimi i një vepre të mirë është një vepër e mirë pas saj.”

Nëse një person kryen një vepër të mirë dhe pastaj e pason atë me një tjetër vepër të mirë, kjo tregon se veprimi i parë është pranuar. Por në qoftë se një person kryen një vepër të mirë dhe pastaj e pason atë me një vepër të keqe, kjo tregon se vepra e parë nuk është pranuar.

Prej dobive janë edhe mirënjohja për mirësinë e Allahut. Agjërimi gjatë Ramazanit shlyen mëkatet dhe kjo është mirësia më e madhe që mund të jepet. Dhe në ditën e bajramit agjëruesit i jepet shpërblimi i saj dhe çmimi i saj. Në këtë mënyrë agjërimi pas bajramit bëhet një falënderim për këtë mirësi. Profeti e kishte zakon të falej aq gjatë sa që këmbët e tij ënjteshin. Kur iu tha atij:

“A po e vepron këtë ndërsa mëkatet e tua të kaluara dhe ardhshme të janë falur?” Ai u përgjigj duke thënë: “A të mos jem rob falënderues?”

Shpërndaje: