Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Bulug Maram, Kitabu Sijam, kaseta nr 3
www.perlatmuslimane.com
Dhe prej dobive të hadithit gjithashtu është mësimdhënia e bukur e të dërguarit të Allahut ﷺ pasi ai e ka lidhur gjykimin për çështjen duke treguar dhe arsyen dhe kjo gjendet në fjalën e tij?
Nxënësi: Vërtet në bërjen syfyr ka bereqet.
Shejkhu: Vërtet në bërjen syfyr ka bereqet, dhe arsyeja mund të jetë e ndryshme saqë në disa raste ajo të nxit për punë të mira dhe në disa raste kjo arsye të nxit për t’iu larguar një veprimi dhe në këtë hadith, arsyeja që është treguar për çfarë të nxit? Nxit për punë (për të bërë syfyr).
Dhe në fjalën e Allahut (te ala):
“Përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri pasi ai është i ndytë.” El-Enam, 6:145
Arsyeja e përmendur në ajet të nxit për t’u larguar prej atyre gjërave që përmenden në ajet.
Dhe kemi përmendur më përpara se dobitë që përfitohen nga përmendja e shkakut (arsyes apo urtësisë) për një dispozitë fetare janë tre, kush është e para o Sufjan?
Nxënësi: E kam harruar shejkh.
Shejkhu: E ke harruar?
Nxënësi tjetër: Përsosmëria e sheriatit.
Shejkhu: Nga përfitohet kjo dobi? Nga përfitohet kjo dobi, pra që përmendja e shkakut (e urtësisë) për një dispozitë fetare, kjo tregon përsosmërinë e sheriatit, nga merret kjo?
Nxënësi: Shembulli (në fjalë), në renditjen në hadith ku tregohet bërja syfyr me faktin që në të ka begati.
Shejkhu: Po, por si merret dobia që përmendja e shkakut (e urtësisë) për një dispozitë fetare, kjo tregon përsosmërinë e sheriatit?
Po, përfitohet nga fakti se sheriati nuk urdhëron (për kryerjen e një obligimi) dhe nuk ndalon (nga haramet) vetëm se në bazë të urtësisë (që gjendet në të). Në rregull, kjo është e para.
Cila është e dyta?
Nxënësi: Dobia e dytë është qetësimi i besimtarit me këtë dispozitë.
Shejkhu: Po?
Nxënësi: Pasi besimtari kur e di arsyen (apo shkakun dhe urtësinë) e një dispozite fetare, ai qetësohet me këtë.
Shejkhu: Shumë mirë.
Nxënësi: Të bëhet e dukshme, e qartë.
Shejkhu: Po, tamam, Allahu të begatoftë, saktë, Rajan?
Nxënësi: (Dobia e tretë) Të përfshihet arsyeja (shkaku) në rastin kur gjendet kijasi (krahasimi-analogjia).
Shejkhu: Po, nëse tek kijasi që është përdorur gjendet e njëjta arsye në ato gjëra që janë krahasuar, kjo do të thotë se mund të nxirret dispozitë fetare shtesë nëse është në përputhje me arsyen e përmendur.