Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (6 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua do të bënte umren për babanë e saj të vdekur. Me vete ajo e kishte foshnjën e saj. Pasi arriti në Harem u bë ftohtë dhe ajo filloi të ketë frikë për foshnjen e saj. Si rezultat i kësaj, ajo nuk e përfundoi umren. Ajo u kthye në Xhudah dhe doli nga ihrami. Me çka është e detyruar tani?
Përgjigje: Veprimi i saj është i ndaluar. Asaj nuk i lejohet të veprojë kështu. Tani ajo është e obliguar që të përfundojë umren e saj. Ajo duhet të bëjë tavaf dhe sa’i dhe t’i shkurtojë flokët (majat e flokëve). Veprimet e ndaluara që ajo i bëri gjatë ihramit nuk e obligojnë me diçka sepse ajo i bëri ato nga injoranca.
Këshilloje atë që të mos bëj ndonjë adhurim para se t’i pyes dijetarët së pari.