Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali
Burimi: “El-Lubab”, faqe. 12-13
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Padyshim, ka shumë myslimanë të cilët, në vendet e tyre apo në vendet e kufrit aty ku ata jetojnë, po e prishin imazhin real të islamit dhe duke i dhënë atij një pamje krejtësisht të neveritshme. Kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem i dërgoi lajmëtarët e tij nëpër vende të ndryshme, ai u dha atyre këshilla madhështore dhe të urta, prej tyre janë:
يسروا ولا تعسروا وبشروا ولا تنفروا
“Lehtësoni dhe mos vështirësoni! Përgëzoni dhe mos largoni!” [1]
Allahu Subhanehu ue Te’ala i nxiti myslimanët në përgjithësi që të jenë të butë, duke ua bërë të dashur atyre këtë cilësi. Ai ua shpjegoi atyre se Allahu e do butësinë në të gjitha çështjet:
إن الله رفيق يحب الرفق في الأمر كله
“Allahu është i Butë dhe e do butësinë në të gjitha gjërat.”
Kur një hebre u soll pa respekt ndaj të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe sahabëve të tij fisnikë duke i përshëndetur ata në mënyrë të keqe dhe nënçmuese, Aishja radjAllahu anha iu kthye atij me fjalë të ashpra. Mirëpo, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i tha asaj:
إن الله رفيق يحب الرفق في الأمر كله
“Allahu është i Butë dhe e do butësinë në të gjitha gjërat.” [2]
Vrazhdësia dhe mungesa e respektit ndaj myslimanëve dhe jobesimtarëve është ndër faktorët që më së shumti i largojnë njerëzit nga islami. Kjo nuk do të thotë që ti t’i zgjerosh kufijtë dhe të lejosh që morali, besimi dhe metodologjia e mirëfilltë të dështojnë. Kjo thjesht do të thotë që ti duhet të jesh i urtë dhe seriozë kur t’i të përhapësh mësimet e islamit, gjykimet e tij, virtytet dhe rregullat me të cilat e adhuron Allahun.
_____________________________
[1] Buhariu (69) dhe Muslimi (1732).
[2] Buhariu (6927) Muslimi (2165).