Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e “Çasti (es-Sa’ah)”

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad 

Burimi: Katful-Xhenetid-Dani, faqe 115

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çasti (es-Sa’ah) do të thotë “vdekja që ndodh me fryrjen e burisë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

لا تقوم الساعة إلا على شرار الخلق

“Kiameti nuk ndodhë (nuk do ta përjetojnë çastin) përveçse mbi njerëzit më të këqinj” 1

Secili që ka vdekur më parë ka përjetuar çastin e tij personal dhe Ditën e Gjykimit dhe zhvendoset nga bota e veprimeve për në botën e shpërblimeve.

Çasti mund të ketë edhe kuptimin e kijametit. Allahu (te’ala) ka thënë:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Kiametit, do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë”!” 2


1 Muslimi 2949

2 Gafir 40:46

Shpërndaje: