Hafidh Ahmed bin Ali bin Haxhar el-Askalani (v. 852)
Burimi: Fet’h-ul-Bari (13/58)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bukhari ka thënë:
16 – Kapitulli lidhur me atë që profeti ﷺ ka thënë se sprovat vijnë nga lindja
7094 – “Ali bin Abdil-lah: Az’har bin Sad na tregoi, nga Ibn Aun, nga Nafi, nga Ibn Umeri i cili ka thënë se profeti ﷺ ka thënë:
“O Allah! Bekoje Shamin tonë! O Allah! bekoje Jemenin tonë!” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Dhe Nexhdin tonë?” Ai tha: “O Allah! Bekoje Shamin tonë! O Allah! bekoje Jemenin tonë!” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Dhe Nexhdin tonë?” “Mendoj, se ai tha pas të tretës herë: “Aty janë tërmetet dhe sprovat, dhe aty dalin brirët e shejtanit (قرن الشيطان).”
El-Muhal-lab ka thënë:
“Profeti ﷺ nuk u lut për ata në lindje vetëm për të dobësuar fuqinë e tyre për të keqen që do të ekzistojë atje për shkak se shejtani mbisundon aty me sprovat.”
El-Khattabi ka thënë:
“Emri briri (القرن) përdoret edhe për një brez njerëzish që vijnë pasi të ketë shuar brezi paraprak. Pastaj thuhet bri i gjarpërit (قرن الحية) përdoret si shembull për të keq.”
Të tjerë thanë se ata në Lindje ishin mosbesimtarë në kohën kur profeti ﷺ tha se sprovat do të vinin nga atje, gjë që gjithashtu ndodhi. Sprova e parë ndodhi në Lindje dhe shkaktoi ndarje midis muslimanëve. Shejtani do gjërat e tilla dhe ato e gëzojnë atë. Edhe bidatet u shfaqën aty.
El-Khattabi ka thënë:
“Ai që është në Medine e ka Nexhdin e tij nga ana irakiane me rrethinën e saj. Ajo konsiderohet në lindje të Medinës. Emri Nexhd thuhet për një tokë të ngritur, ndërsa e kundërta e saj është lugina e ulët (غور). Tihameh i përket luginës së Mekës dhe Meka i përket Tihamehs1.”
Kjo e sqaron se ed-Davudi gaboi kur tha se Nexhdi është kundër anës së Irakut, sepse kjo bën të besosh se Nexhdi është një vend i veçantë. Kjo nuk është e saktë. Të gjitha terrenet e ngritura në lidhje me zonën fqinje quhen “Nexhd”, ndërsa e kundërta e saj quhet “luginë e ulët” (غور).
1 https://en.wikipedia.org/wiki/Tihamah