Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e fjalës Berzah

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi 

Burimi: Muntaka et-Tedhkirah, fq. 149

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hannad bin es-Sirri ka thënë: Na kanë treguar Muhamed bin Fudejl ​​dhe Uaki, nga Fitër i cili ka thënë: E pyeta Muxhahidin në lidhje me fjalët e Allahut (Te’ala):

وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

“…prapa tyre është një pengesë (Berzah) deri në ditën kur do të ringjallen.” 1

Ai u përgjigj: “Kjo është një periudhë kohore në mes të vdekjes dhe ringjalljes.”

I është thënë Sha’biut se një person kishte vdekur. Ai tha: “Ai as nuk është në këtë jetë e as në jetën e përhershme, ai është në Barzah.”
Sipas arabëve, fjala ‘Barzah’ do të thotë një pengesë midis dy gjërave. Për shembull, ka thënë Allahu (Te’ala):

وَجَعَلَ بَيْنَهُمَا بَرْزَخًا

“…e ndërmjet tyre ka vënë pengesë.” 2

Pra, do të thotë pengesë. E njëjta gjë vlen edhe për kuptimin e drejtë të ajetit, dhe se ajo (berzah) është koha prej vdekjes deri në Ditën e Gjykimit. Ai që vdes përfundon në Berzah. Pjesë e kësaj është, fjala e Allahut (Te’ala) që e cekëm më lartë:

وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

“…prapa tyre është një pengesë (Berzah) deri në ditën kur do të ringjallen.” 3


1 El-Mu’minun 23:100

2 El-Furkan 25:53

3 El-Mu’minun 23:100

Shpërndaje: