Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: El-Kaulul-Mufid (2/36)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Te’ala) ka thënë:
فِي كِتَابٍ مَّكْنُونٍ
“…në Librin e ruajtur.” 1
Komentuesit e Kuranit kanë dy mendime në lidhje me këtë libër:
1 – Kjo është Pllaka e Ruajtur, në të cilin Allahu ka shkruar gjithçka (Leuhi Mahfudh).
2 – Librat të cilët engjëjt i kanë në duart e tyre. Këtë mendim e ka Ibn-ul-Kajim.
Mirëpo, këtë gjë e sqaron ajeti në të cilin Allahu (Te’ala) ka thënë:
كَلَّا إِنَّهَا تَذْكِرَةٌ فَمَن شَاء ذَكَرَهُ فِي صُحُفٍ مُّكَرَّمَةٍ مَّرْفُوعَةٍ مُّطَهَّرَةٍ بِأَيْدِي سَفَرَةٍ
“Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë, pra, kush të dojë, le të marrë këshillë! Ai ndodhet në Faqe të nderuara, të lartësuara, të pastra, në duart e shkruesve (engjëj).” 2
Fjalët e Tij “…në duart e shkruesve” na bën të kuptojmë se qëllimi është për librat të cilët engjëjt i kanë në duart e tyre.
1 El-Vakia 56:78
2 Abese 80:11-15