Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia se muhrimit nuk i lejohet të vesh rroba të qepura

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Fataua Xhudah (20 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të mbathur këpucë dhe për të bartur orë duke qenë në ihram? A konsiderohen këto të jenë të qepura?

Përgjigje: Të qepura, rroba apo këpucë nuk do të thotë se ato përbëhen nga qepja. Qepje është ajo që është qepur duke iu përshtatur trupit. Shembull i kësaj është një këmishë nga leshi ose pambuku e përbërë nga një pjesë e vetme. Kjo nuk është e qepur. Por pasi që ajo e mbulon trupin ajo nuk lejohet të përdoret edhe pse ajo nuk ka qepje. E njëjta gjë vlen edhe për dorëzat. Nuk i lejohet gruas të bartë dorëza edhe pse ato nuk janë të qepura. Ka dorëza që përbëjnë një pjesë të vetme. Pra nuk është kuptimi i fjalës ”e qepur” ky. Fjala ”e qepur” do të thotë rroba që është përshtatur përgjatë gjymtyrëve të trupit apo përgjatë trupit.

Këpucët dhe pantoflat zakonisht janë të qepura por nuk duhet të mendosh se ato janë të ndaluar për muhrimin.

Shpërndaje: