Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)
Burimi: Sherh Sahih Muslimi (13/10-11)
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Muslimi ka thënë:
1866 – Ebu Tahir Ahmed bin Amr bin Sara tha: Ibn Uehb na tregoi: Junus bin Jezidi më tregoi: Ibn Shihab tha: Urueh ibn ez-Zubejr më tregoi se Aishah, gruaja e profeti ﷺ ka thënë:
”Kur besimtaret emigruan tek i dërguari i Allahut ﷺ ato u beatuan sipas fjalëve të Allahut (azze ue xhel):
”O profet, nëse vijnë tek ty besimtaret e të betohen se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoariltet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë (për atësinë e fëmijës) dhe se nuk do të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t’i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”1
Ato gra besimtare që u besatuan për këtë ato e pranuan këtë besatim2. Nëse ato thanë se e pranuan këtë nga i dërguari i Allahut ﷺ, ai u tha atyre:
”Shkoni. Unë e kam pranuar besatimin tuaj.”
”Betohem në Allahun se dora e të dërguarit të Allahut ﷺ kurrë nuk e ka prekur dorën e një gruaje (të huaj). Ai e pranoi besatimin e tyre vetëm me fjalë.”
Hadithi dëshmon se gratë betohen për besnikëri gojarisht pa ua dhënë dorën burrave, ndërsa burrat betohen për besnikëri me dhënien e dorës dhe me gojë.
Ky hadith gjithashtu dëshmon se është e lejuar për të dëgjuar zërin e një gruaje tjetër, kur është e nevojshme dhe se zëri i saj nuk është avret.
Hadithi gjithashtu dëshmon se burri nuk duhet të prekë lëkurën e gruas së huaj përderisa nuk është rast urgjent si kujdesi shëndetësor, gjakderdhje, nxirrje e dhëmbit, trajtimin e syve me kuhl dhe të ngjashme, përderisa nuk gjendet një grua që mund ti bëjë ato që përmendëm. Në këtë rast, është e lejueshme për burrim e huaj për t’i bërë këto, sepse ky është një rast urgjent.
1 60: 12
2 Neveviu ka thënë: ”Kjo do të thotë, se ato e pranuan besatimin e përcaktuar.” (Sherh Sahih Muslim (13/10))