Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=151782
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për burrin që të mbajë gruan për dore kur ata janë jashtë duke ecur në mesin e njerëzve?
Përgjigje: Nëse ai ka frikë se asaj do t’i ndodh diçka e dëmshme. Nëse burri del jashtë me të dhe ajo është e mbuluar sipas Sheriatit dhe ai ka frikë se ajo do të goditet nga një makinë ose do ta gjen atë diçka jo e mirë për shkak të turmës, ai e kapë atë për dore. Kjo është në rregull. Në këtë rast, ai as nuk dënohet e as nuk mëkaton.
Por në qoftë se kjo bëhet vetëm për gjëra të kota dhe kënaqësi, kështu që atij nuk i lejohet që ta bëjë këtë para njerëzve të tjerë.