Imam Salih bin Feutan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14390
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cilët janë pushtetarët (ata që drejtojnë punët e njerëzve), ndaj të cilëve jemi të detyruar tu bindemi? Gjithashtu, a janë prej “atyre që drejtojnë punët e njerëzve”[1] ministrat dhe drejtorët në administrata të ndryshme të dikastereve përkatëse?”
Përgjigje: “Prej zëvendësve të pushtetarëve në punë përkatëse (ata që drejtojnë punët e njerëzve) janë drejtorët dhe ministrat. Është e detyrueshme bindja ndaj tyre ngase kjo është bindje ndaj pushtetarit. Përjashtimi i vetëm është nëse ata të urdhërojnë në mëkat. Në këtë rast nuk ka bindje ndaj tyre.”
______________________________________________________________________
[1] Thotë Allahu Te’ala: “O ju të cilët keni besuar, bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” 4:59