Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Drita në errësirë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: I’anat-ul-Mustafid (1/319-320)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

el-Barakani transmetoi në ”Sahihun” e tij meshtojcën:

”E vetmja gjë që unë kam frikë për umetin tim janë udhëheqësit devijues. Kur do t’u bie shpata përmbi nuk do të ngrihet nga ta deri në Ditën e Gjykimit. Dita e Gjykimit nuk do të ndodhë derisa një fis i umetit tim ti bashkohen idhujtarëve dhe grupe nga umeti im fillojnë ti adhurojnë idhujt. Do të jenë tridhjetë gënjeshtarë në umetin tim dhe të gjithë do të thonë se ata janë profetë. Megjithatë, unë jam profeti i fundit. Nuk ka profet pas meje. Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim që janë të ndihmuar në të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që i kundërshtojnë deri sa të vi urdhëri i Allahut Tabarak ue Te ala.” 1

Pas të gjitha tmerreve profeti salAllahu alejhi ue selem më në fund dha lajme të gëzueshme, kur ai tha:

”Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim që janë të ndihmuar në të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që e kundërshtojnë deri sa të vie urdhëri i Allahut Tabarak ue Te ala.”

Përkundër të gjitha incidenteve madhështore, provave kolosale, idhujtarisë, njerëzve që iu bashkohen paganëve, sundimi i kufarëve, njerëzit e paktë që u përmbahen të vërtetës dhe shumë njerëz që u përmbahen të kotës, ky umet gjithmonë do të përbëhet nga një grup i mirë derisa të vie urdhëri i Allahut. Grupi është përqëllim ata që i përmbahen të vërtetës, edhe nëse është një person i vetëm.

Allahu Te ala ka thënë:

إِن نَّعْفُ عَن طَآئِفَةٍ مِّنكُمْ

”Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.” 2

Njeriu i falur në këtë rast ishte vetëm një individ. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim që është i ndihmuar në të vërtetën …”

Do të thotë një grup fitues. Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”… dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që i kundërshtojnë …”

Pavarësisht nga gjith kjo e keqe dhe të gjitha sprovat, ky grup nuk dëmtohet. Por ata vazhdojnë ti përmbahen të vërtetës me të cilën u dërgua Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk përmendi se nga sa njerëz përbëhet ky grup ose ku gjende ky grup. Numri mund të jetë i ulët dhe i lartë. Ata mund të jenë në Lindje dhe mund të jenë në Perëndim. Ata mund të jenë arabë dhe mund të jenë jo-arabë.Gjëja e rëndësishme është që ky grup mbetet në umet në mënyrë që argumenti i Allahut Te ala të mbizotëroj ndër krijesat e Tij.

Dijetarët si Imam Ahmedi kanë thënë se ky grup janë Ehl-ul-Hadith. Do të thotë njerëzit që i përmbahen Sunnetit të dërguarit salAllahu alejhi ue selem.

Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë duke përmendur përçarjen e umetit:

“Izraelitët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe; të gjithë do të hyjnë në zjarr, përveç njërit.” Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Kush janë ata? ”Ai tha: ”Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”3

Këta njerëz janë Ehl-ul-Hadith që i përmbahen haditheve të dërguarit salAllahu alejhi ue selem e jo teorive të veta, mendimeve, skolastikës apo logjikës. Ata pra janë grupi i mbështetur, grupi shpëtuar, Ehl-ul-Hadith dhe Ehl-us-Sunneh uel-Xhema´ah dhe jo si thonë disa bashkëkohës, kur ata pretendojnë se grupi shpëtuar është tjetër nga grupi i ndihmuar. Kjo është një ndarje pa dituri.

_____________________________________________


1 Ahmedi (22448). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih-ul-Xhemi” (1773).

2 9:66

3 Tirmidhi (2641).

Shpërndaje: