Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dua të bëj Umren por kam frikë nga Coronavirusi 

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://youtu.be/1RxGIGTMZ0c

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dëshiroj të shkoj në Mekë të bëj Umren, por kam frikë nga virusi Corona. A është kjo (frikë) dobësi në iman apo është kryerje e shkaqeve (për t’u mos u infektuar nga virusi)?

Përgjigje: Kjo tregon mbështetjen e dobët tek Allahu (subhanehu ue te ala). Mbështetju Allahut dhe shko për Umre, falu në Mesxhid-ul-Haram (Kabe), dhe mos iu frikëso askujt tjetër përveç Allahut (subhanehu ue te ala). Por në qoftë se për ndonjë arsye mjekësore je i ndaluar të shkosh në ndonjë vend atëherë s’ka problem që të mos shkosh në atë vend sepse i dërguari i Allahut ﷺ, për sëmundjen e murtajës tha:

“Nëse dëgjoni se në një vend ka rënë sëmundja e murtajës mos shkoni në atë vend dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.”

Pra nëse për ndonjë arsye të mbështetur në dije të sigurt je i ndaluar të shkosh në ndonjë vend atëherë mos shko. Por përderisa ElhamduliLah, dera është e hapur (nuk ka pengesa) në Kabe për të bërë Umren dhe njerëzit e bëjnë Umren dhe e vizitojnë xhaminë e profetit ﷺ, atëherë nuk duhet ta kesh këtë frikë të madhe.

Shpërndaje: